Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blendi Gonxhja në Fitur 2026, takon presidenten e Ishujve Balear në Madrid

Blendi Gonxhja në Fitur 2026, takon presidenten e Ishujve Balear në

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjatë panairit ndërkombëtar të turizmit në Madrid, Fitur 2026 zhvilloi një takim me Marga Prohens, Presidente e Ishujve Balear.

Gonxhja dhe Prohens shkëmbyen eksperienca mbi politikat e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, menaxhimin e destinacioneve dhe promovimin kulturor, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Gjithashtu, gjatë ditëve të panairit u zhvilluan një seri takimesh zyrtare dhe bilaterale në stendën e Shqipërisë me përfaqësues të nivelit të lartë institucional dhe drejtues të kompanive kryesore ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve.

Blendi Gonxhja në Fitur 2026, takon presidenten e Ishujve Balear në

“Paralelisht, zhvilluam takime profesionale me përfaqësues të KPMG, LeadPro Advisors, Transat, IMC, Grupo Piñero dhe THB Hotels, të fokusuara në mundësitë e investimeve strategjike, strukturimin e projekteve turistike, partneritete afatgjata dhe interesin konkret për tregun shqiptar”, u shpreh Gonxhja në rrjetet sociale.

Blendi Gonxhja në Fitur 2026, takon presidenten e Ishujve Balear në

Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid, stenda shqiptare tërhoqi interes të jashtëzakonshëm nga vizitorët dhe profesionistët e industrisë.

Vizitorët u njohën nga afër me ofertën turistike të vendit përmes prezantimeve inovative që përfshijnë përvoja virtuale (VR), degustime të produkteve tradicionale, performanca artistike live, artizanat dhe elemente të traditës shqiptare të mikpritjes.

Blendi Gonxhja në Fitur 2026, takon presidenten e Ishujve Balear në

Në këtë panair, Shqipëria u promovua si një destinacion turistik gjithëvjetor, autentik dhe gjithëpërfshirës, duke synuar zgjerimin e pranisë së saj në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e imazhit si një destinacion me potencial të lartë turistik./dritare.net