Na ndiqni edhe në

Bota

7 të vdekur dhe 800 mijë familje pa energji elektrike nga stuhia e fortë dimërore në SHBA

7 të vdekur dhe 800 mijë familje pa energji elektrike nga stuhia e
Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe duke lënë mbi 800 mijë familje pa energji elektrike. Kushtet ekstreme të motit kanë sjellë mbylljen e shkollave dhe rrugëve, si dhe anulimin e mijëra fluturimeve në mbarë vendin.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), stuhia ka krijuar kushte “kërcënuese për jetën” nga Teksasi deri në New England. Reshje të dendura dëbore kanë prekur rreth 180 milionë amerikanë, më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit.

Dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia në Luiziana, ndërsa vdekje të tjera të lidhura me motin janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Në qytetin e Nju-Jorkut, autoritetet lokale kanë konfirmuar se të paktën pesë persona kanë vdekur, edhe pse shkaqet e sakta ende po hetohen.

Ndërkohë, mbi 11 mijë fluturime janë anuluar, sipas FlightAware, dhe autoritetet paralajmërojnë se situata mund të zgjasë për disa ditë. Meteorologët thonë se dëbora dhe akulli do të shkrihen shumë ngadalë, duke vështirësuar përpjekjet për rikuperim.

Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj të ftohtit ekstrem./K.C/dritare.net