
Luani
Luani përjeton një javë të fuqishme, ku ambicia dhe dëshira për t’u vënë në qendër të vëmendjes janë shumë të forta. Ke energji për të lëvizur gjërat dhe për të marrë iniciativa të rëndësishme, por yjet të këshillojnë të mos e tejkalosh kufirin mes vendosmërisë dhe arrogancës.
Në dashuri, pasioni ndizet dhe ndjenjat janë intensive. Në çift, lidhja mund të forcohet nëse shmang konkurrencën dhe nevojën për dominim. Beqarët janë shumë tërheqës dhe mund të përjetojnë njohje emocionuese. Në planin profesional dhe financiar, kjo është një javë e mirë për afirmim, për të treguar aftësitë dhe për të fituar vlerësim. Shëndeti është i mirë, por duhet të balancosh aktivitetin me pushimin për të shmangur lodhjen./dritare.net