Ministri Malaj: Ja kur do nisë rivlerësimi i pronave!
E Hënë 26 Janar 2026, 13:01
Dritare.net

Rivlerësimi i pronave do të nisë në muajin shkurt, bëri të ditur ministri Petrit Malaj në një prononcim. Ai tha se shumë shpejt do të miratohen edhe udhëzimet përkatëse, në mënyrë që të startojë procesi i rivlerësimit.
“Ky ligj ka hyrë në fuqi më 22 janar dhe udhëzimet shoqëruese pritet të miratohen së shpejti. Brenda gjysmës së parë të muajit shkurt do të kemi udhëzimet e nevojshme për të vijuar me procesin e rivlerësimit”, u shpreh Malaj.
Për rivlerësimin e pronave të paluajtshme propozohet që tatimi të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht në rast të shitjes së pronës. Tatimi do të aplikohet mbi diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe çmimit të shitjes./K.C/dritare.net