Rama me Netanyahun: Shqiptarët u bashkuan me vuajtjen e popullit palestinez, por nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me homologun izraelit Benjamin Netanyahu, theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke nënvizuar miqësinë historike mes dy popujve dhe qëndrimin e shqiptarëve kundër antisemitizmit.
"Dua te theksoj se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera, që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë, të popullit shqiptar dhe hebre ku më shumë se një herë, hebrenjtë erdhën u vendosën në brigjet tona. Trashëgimia historike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, e bën këtë lidhje thellësisht të veçantë, një dëshmi që kurrë nuk duhet ta harrojmë, duhet ta trashëgojmë brez pas brezi. Qeveria është e përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi. Edhe pse popullsia shqiptare me shumicë myslimane u bashkua me vuajtjen e popullit palestinez, shqiptarët nuk u mblodhën në mitinjge urrejtje kundër Izraelii. Kjo përbën kontrast ë theksuar, për atë që ka ndodhur në vende të tjera të Europës. Vendi ynë qëndron kundër antisemitizmit,", theksoi Kryeministri Rama.