Dallëndyshe Bici ikën nga IKMT, ja kush e zëvendëson!
E Hënë 26 Janar 2026, 13:01
Dritare.net

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, një vendim që vjen ndërsa në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Bici ishte riemëruar në këtë detyrë në korrik të 2022-ës, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore. Në vendin e saj është emëruar Adriatik Kupi, i cili më parë ka shërbyer si administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më pas si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes./K.C/dritare.net