Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj kërkon lirimin, Kushtetuesja pranon ta shqyrtojnë si çështje

Veliaj kërkon lirimin, Kushtetuesja pranon ta shqyrtojnë si

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Erion Veliaj, i cili kundërshton masën e arrestit ndaj tij. Vendimi u mor nga Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi kolegji fillestar prej tre gjyqtarësh nuk arriti konsensus nëse çështja duhej pranuar për shqyrtim.

Me shumicë votash, Mbledhja e Gjyqtarëve e kaloi çështjen për shqyrtim në seancë plenare me trupë prej tetë anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese.

Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një ankim individual, pasi ka ezauruar pa sukses të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit, përfshirë Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO) dhe Gjykatën e Lartë, në përpjekje për të dalë nga qelia.

Në kërkesën e tij, Veliaj kërkon shfuqizimin si antikushtetues të disa vendimeve gjyqësore, konkretisht: vendimit nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të konfirmuar me vendimin nr. 14, datë 12.02.2025; vendimit nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; si edhe vendimit nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë./K.C/dritare.net