Ja çfarë shkroi Rama në letrën që la në Murin e Lotëve në Jerusalem!
E Hënë 26 Janar 2026, 12:12
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, vizituan sot Murin e Lotëve në Jerusalem, vendi i shenjtë ku hebrenjtë luten për paqen në tokën e shenjtë.
Rama la një shënim ku shkruante: “Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t'i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!”

Mediat izraelite publikuan foto të kryeministrit duke futur letrën në mur, ndërsa mbante në kokë një Kipah, kapele tradicionale që simbolizon respektin dhe përulësinë ndaj Zotit. Vizita vjen si pjesë e qëndrimit zyrtar të Ramës në Izrael./K.C/dritare.net