Netanyahu: Shqipëria, kopshti i gjallë i Evropës! Shijet estetike të Ramës po zbukurojnë vendin!
Dritare.net

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë tejkalojnë interesat ndërshtetërore dhe formalitetet diplomatike, por kanë në thelb empatinë dhe mirëkuptimin e dy popujve, që si të vegjël, përpiqen çdo ditë të përparojnë dhe zhvillojnë shtetin e tyre, mes rrezikut ekzistencial periodik që u kanoset nga vende më të mëdha.
"Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe e shtetit të Izraelit janë më të mira se kurrë në nivel qeveritar dhe personal. Kur shoh sot dy kokat e shqiponjës që shohin në drejtime të ndryshme si shembull i së shkuarës dhe së ardhmes, shoh po kështu diçka që simbolizon në shikimin nga e ardhmja, bashkëpunimin që bëhet më i fortë, miqësinë, sigurinë mes dy vendeve tona. Do doja t’ju thoja që qeveria e Shqipërisë po hap krahët ashtu si shqiponja në flamurin tuaj.
Kam vizituar shumë vende, jam takuar me shumë liderë, pikërisht ata shohin interesin e vet, por këtu ka diçka më të thellë dhe ndodh kështu vetëm me liderë të veçantë, ndodh me ju. Kjo është empati e thellë që ju vjen prej zemre, ndihet në ajër, njerëzit e ndjejnë këtë empati të thellë që ju vjen nga zemra. Kjo natyrisht reflekton edhe popullin tuaj. Shqipëria e kupton Izraelin dhe Izraeli Shqipërinë. Shtetet e vogla luftojnë për ekzistencën e tyre dita-ditës, nënkuptoj edhe ekzistencën e jetës. Kemi shumë armiq dhe shumë shtete që nuk janë miqësore me ne.
I dashur Edi, si patriot shqiptar ju i njihni dhe i vlerësoni këto përpjekje. Në Shqipëri ka shumë heronj, së pari heroi juaj kombëtar që luftoi në shekullin e 15 kundër perandorisë otomane. Ne po punojmë për të ndaluar fuqinë e rrjeteve të së keqes që janë në rrënjë më të thella dhe tashmë duhet të kthejmë sytë nga e ardhmja dhe Hamasi duhet të ndalet dhe do të ndodhë se, siç miku ynë Donald Trump ka thënë, do të ndodhë me hir e pa hir të çarmatoset",- tha Netanyahu.
Strehimin e mijëra hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i shpëtuar nga mizoria e nazistëve, Netanyahu e quajti akt heroik që tregon vlera të pashembullta të vendit tonë. Gjithashtu, kryeministri izraelit shprehu vlerësimin e tij për qeverisjen e kryeministrit Rama dhe faktorizimin politik të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
"Shqipëria ishte ishulli i pavarësisë në oqeanin e së keqes. Ju dhënë atë për këto akte heroike, tregojmë vlerat më të mëdha të atij vendi që nderon miqtë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria përjetoi kohë të vështira. Zyrtarisht Izraelin e njohu në 1996, por regjimi komunist ishte armiqësor dhe nuk e lejoi Shqipërinë të ndërtonte marrëdhënie demokratike me Izraelin. Fatmirësisht, 35 vite më parë u vendosën marrëdhëniet diplomatike, gjërat ecën hap pas hapi, këto vitet e fundit hapat e jashtëzakonshëm janë marrë falë jush. Shqipëria që ju po drejtoni është kopështi i gjallë i Europës dhe që ka sukses.
Frymëzimi juaj estetik po e bën Shqipërinë tuaj më të bukur. Duhet të shkoni në Shqipëri. Në fakt kemi parë broshura shumë të bukura që vijnë edhe për vendet e tjera, por kemi një lidhje të veçantë me Shqipërinë. I dashur Edi, i dashur mik, ju keni një lidhje unike me shtetin e Izraelit, por ajo çfarë njerëzit dinë më pak, është që jeni një piktor i mrekullueshëm. Nuk është thjesht vizatim skicash, ai pikturon, kombinimi i ngjyrave është i pabesueshëm",- tha Netanyahu ndër të tjera./dritare.net