Rama në Knesset thirrje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve
Dritare.net

Në fund të fjalës së tij në parlamentin izraelit, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke shpresuar për një epokë të re marrëdhënieshe mes dy popujve, dhe në Lindjen e Mesme në tërësi.
“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua të mbyll me fjalët e një martiri për hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama.
Në mbyllje të fjalimit, Rama tha: “Lulëzoftë në përjetësi shteti i Izraelit dhe në dinjitet populli palestinez dhe të dyja kombet të jenë sëbashku në të ardhmen.”/K.C/dritare.net