Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga viti 1997-2025: Historia e vjedhjeve të zgjedhjeve që i sheh vetëm Berisha

Nga viti 1997-2025: Historia e vjedhjeve të zgjedhjeve që i sheh

Të martën kur rezultati i zgjedhjeve të 11 majit po bëhej më i qartë, Sali Berisha doli në një konferencë për mediat, duke thënë se zgjedhjet u vodhën nga kundërshtari i tij politik Edi Rama.

Ky grafik paraqet vitet kur Sali Berisha ka shprehur publikisht pretendime për manipulim ose vjedhje zgjedhore nga 1997 deri më 2025.

• 1997: Zgjedhjet e zhvilluara pas krizës së skemave piramidale; Berisha i cilësoi si të zhvilluara “nën kërcënimin e armëve”.
• 2001: Berisha dhe PD-ja akuzuan për manipulim të rëndë të zgjedhjeve, duke i cilësuar si “antikushtetuese”.
• 2017: Pas humbjes së PD-së, Berisha deklaroi se zgjedhjet u blenë nga “Rilindja” dhe krimi i organizuar.
• 2021: Berisha akuzoi për blerje masive votash dhe ndikim të krimit në zgjedhje.
• 2023: Në zgjedhjet vendore, Berisha pretendoi për manipulime dhe blerje votash.
• 2025: Pas zgjedhjeve të 11 majit, Berisha i cilësoi si “më të vjedhurat dhe më të dhunuarat në historinë e pluralizmit shqiptar”.

Në të paktën 6 raste që nga viti 1991, Sali Berisha ka akuzuar për manipulim zgjedhor./L.F-dritare.net