
Presidentja Osmani: Kuvendi i Kosovës të votojë edhe qeverinë e re!
Dritare.net
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit që sot zgjodhi kryeparlamentarin e ri Dimal Basha, si dhe 3 nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redzepi.
Presidentja Osmani bën apel që procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të përmbyllet plotësisht në vijim, si dhe të votojë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.
Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në reagimin e Presidencës së Kosovës./dritare.net

















