
Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësoren!
E Martë 26 Gusht 2025, 21:09
Dritare.net
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, në aksin rrugor që lidh qytetin me fshatin Voskop.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore që ndodhej në rrugë. Pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar me urgjencë drejt spitalit, e plagosura ndërroi jetë gjatë transportit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e shkakut që çoi në aksident./dritare.net

















