Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pitilushe, kush të ngacmon ty? Orë mësimi për bullizmin në Londër!

Pitilushe, kush të ngacmon ty? Orë mësimi për bullizmin

Tregimet e Pitilushes, me autore Rudina Xhungën dhe Alana Hilën, janë futur si orë mësimore në një shkollë në Londër. Mësuesja Anila Kadija tregon në Facebook se fëmijët lexuan edhe tregimin “Pitilushe, kush të ngacmon ty?” si një mesazh kundër bullizimit nga shok/shoqet në shkollë.

"Orë mësimi model.
“ Kush ka një mik ka një çiflig”
Kjo ishte tema e cila përmblodhi të shtunat e fundit, për këtë semester, në klasën e grup moshës 6-9 vjeç.
Elementi gramatikor:
Duke e lidhur me zgjedhimin e foljes KAM.
Nxënësit e mësuan dhe krijuan edhe fjali rreth kësaj folje bazë në gjuhën amtare.
Elementi gjuhësor:
Dikush ka një kopsht, apo shtëpi, vëllezër, motra, prindër apo shok/shoqe.
Ku mbështetet dhe tregon. Merr mendim dhe reagon ta çmojë veten, të mos lëndohet, të jetë i fortë. Biseda në gjuhën shqipe. Punë të pavarur me fjalorët e QBD-së në shërbim të pasurimit leksit të nxënësit dhe krijimit të fjalive me përdorim emrash të ndryshëm pas foljes KAM, KE, KA, KEMI, KENI, KANË.
Elementi shoqëror:
Tematika u shtri, si një varg, deri në leximin e një pjese shumë të bukur për fëmijë, rrallë gjen të tilla për këtë moshë nga autorë të gjuhës shqipe!

“Pitilushe kush të ngacmon ty” marrë nga libri dy gjuhësor ( shqip-anglisht) me tregime për fëmijë, me historitë e kësaj vajzë të vogël, autorë Alana Hila dhe Rudina Xhunga.
Kundra ngacmimeve ( bullismit). Të besosh tek shoku/shoqja e mirë. Prindërit janë miqtë më të mirë që kemi. Të flasim me ta na pasuron jetën.
Ndaj më mirë një mik se një çiflig!

Pitilushe, kush të ngacmon ty? Orë mësimi për bullizmin
Elementi krijues:
Puna me fantazinë. Nxënësit treguan nëpërmjet vizatimit se çfarë kanë më të shtrenjtë në këtë periudhë. Dikush tha pranverën dhe dikush pemën e jetës, dikush një kafshë shtëpiake dhe dikush shtëpinë me familjen.
A e shihni sa shumë elementë përpunohen në dy të shtuna ku shtjellohet mirë folja KAM?
Në KEMI një shkollë shëmbullore!", shkruan Anila Kadija.

"Tregimet e Pitilushes" dhe "Përrallat e Pitilushes" janë bërë nga librat më të kërkuar nga fëmijët e Diasporës pikërisht se janë në dy gjuhë dhe trajtojnë histori bashkëkohore. Ju mund t'i gjeni në Amazon ose ta porosisni pranë DritareTV./dritare.net

Pitilushe, kush të ngacmon ty? Orë mësimi për bullizminPitilushe, kush të ngacmon ty? Orë mësimi për bullizmin