Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga çon Pitilushen te fëmijët e shkollave në Durrës!

Rudina Xhunga çon Pitilushen te fëmijët e shkollave në

Ky muaj konsiderohet jo pa qëllim "Tetori i librit”, një muaj ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka libri për një shoqëri e një kohë më të mirë dhe këtë bëri edhe gazetarja Rudina Xhunga.


Fëmijët e shkollës "Mihal Ekonomi" në Durrës kishin shumë dëshirë të njiheshin me "Pitilushen" dhe në një bashkëbisedim të këndshëm me vogëlushët, të cilët lexuan edhe pjesë nga libri, zonja Xhunga foli për rëndësinë e "Pitilushes" dhe pse ishte kaq i preferuar nga fëmijët.

Pas plot fotove me vogëlushët, u drejtuam për tek librari "Hugo", ku na thanë se "Pitilushja" bënte namin.

Rudina Xhunga çon Pitilushen te fëmijët e shkollave në

Aty na treguan se kishte dhe një klub libri për fëmijët dhe se së shpejti "Pitilushja" do të ishte tema e analizës. Nëse je në Durrës, kalo pranë librari "Hugo" dhe rrëmbe kopjen tënde. Mbarojnë shumë shpejt./M.K/dritare.net