
14 Korriku: Franca dhe Evropa të armatosura për t'u mbrojtur
Dritare.net
Nga Ardiana FAJA – lektore e gjeopolitikes ne Akademine e Grenoble, France
14 Korriku ka qenë gjithmonë një moment festimi kombëtar në Francë, një takim mes kujtesës revolucionare dhe republikës moderne. Por këtë vit, festa merr një jehonë shumë më strategjike. Një ditë më parë, në fjalimin e tij tradicional dejtuar shtabit te larte te nmbrojtjes, Emmanuel Macron konfirmoi qartazi rritjen e ndjeshme te buxhetit ne fushen e mbrojtjes ne dy vitete e ardhshme – 64 miliard euro deri ne 2027-ne nje kontekst gjeopolitik brutal,ku Evropa ‘’gjendet ne buze te nje harku krizash, lufta eshte sjelle ne Evrope me pushtimin rus te Ukraines , nderkohe qe Amerika ka shtuar nje forme pasigurie lidhur me qendrueshmerine e mbeshtetjes se saj’’. Gjithashtu Presidenti Macron e cilesoi kercenimin rus si nje kercenim ‘afatgjate, te pergatitur, te cilit do te duhet ti bejme balle’’.
Ky fjalim i Presidentit Macron, rikonfiguron menjëherë kuptimin e 14 korrikut 2025. Nëse festa kombëtare franceze nderon idealet e Revolucionit francez te 1789-ës, ajo shndërrohet këtë vit edhe në skenën e një ripozicionimi strategjik francez në kuadër të Evropës.
Presidenti Macron e merr përsipër këtë zhvendosje simbolike: nga rrëfimi revolucionar drejt realitetit gjeopolitik bashkëkohor I cili dikton urgjencen e integrimit evropian ne fushen e mbrojtjes. Për këtë, Macron kërkon të thyejë dy tabu: financimin e përbashkët të armatimit dhe udhëheqjen politike të një strategjie ushtarake evropiane.
Macron eshte inciatori I buxhetit të mbrojtjes evropiane “jashtë kufizimeve aktuale”, duke
sugjeruar një mundësi për borxh të përbashkët për të investuar në industrinë e mbrojtjes, ngjashëm me planin e rimëkëmbjes pas Covid-it. Ne kete kuader 14 Korriku 2025 nuk është më vetëm kujtimi i një populli që çlirohet; ai është edhe një alarm për një kontinent që duhet të mësojë të mbrohet vetë.
Çfarë përmban parada ushtarake në Champs Elysee sot!
Tetë minuta për të parë 70 mjete fluturuese. Tetë “Alphajet” të Patrullës së Francës do të përshkojnë qiellin e kryeqytetit. Më pas do të vijnë avionët luftarakë, me Rafale dhe Mirage. Do të ndjekin avioni transportues A400M dhe droni i zbulimit Reaper. Një avion Dash, i angazhuar në luftën kundër zjarreve në pyje, do të mbyllë fluturimin ajror. Në tokë, 5.618 ushtarë, gra dhe burra, do të zbresin në Champs-Élysées. 247 automjete,
përfshirë për herë të parë në histori 11 Centaure, këto automjete të blinduara të reja të xhandarmërisë.
Shtylla kruesore e parades eshte brigada e 7ete e blinduar, e cila do te parakaloje jo me uniformen tradicionale ceremoniale, por me ate te luftes. Gjenerali Loic Mizon, guvernatori ushtarak i Parisit,, thekson se qellimi eshte te tregohet nje mjet luftarak gati per tu vendosur ne terren duke shfaqur keshtu aftesine per te mobilizuar shpejt nje brigade – 7000 ushtare - gati per lufte me logjistiken dhe municionet e nevojshme.
Një 14 Korrik që këtë vit përkujton dy përvjetorë të rëndësishëm. Së pari, 100-vjetori i themelimit të Komitetit të Flakës, i cili kujdeset për ndezjen e përditshme të flakës së ushtarit të panjohur nën Harkun e Triumfit, çdo ditë në orën 18:00 që nga viti 1925. Përvjetori i dytë është 100-vjetori i “Bluetit të Francës”, lulja e kujtesës që rritej në baltën e llogoreve gjatë Luftës së Parë Botërore. Indonezia është e ftuara e nderit në paradën e këtij viti. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve datojnë prej 75 vitesh. 260 ushtarë të ardhur nga rajoni Indo Paqësor do të marshojnë në hapje të ceremonisë së trupave në këmbë — një rast për të forcuar partneritetin strategjik gjithnjë në rritje mes Parisit dhe Xhakartës. Ne Tirane, Ambasada franceze e feston kete dite ne nje atmosfere te vecante arritjesh diplomatike, me nje bashkepunim bilateral te forcuar ndjeshem sidmos pas viztes se dyte shteterore te Presidentit Macron ne Tirane ne 16 dhe 17 maj 2025. Pritja organizohet ne Vila 31, vila e dikurshme e diktatorit Enver Hoxha, e cila u tranformua ne nje hapesire kreative, simbol I tolerances, per artiste mbare botes, nga fondacioni francez Art Explora I cili surprizon shpesh me iniciativat e tij origjinale ne favor te krativitetit dhe demokratizimit te kultures./dritare.net

















