
Vogëlushët e Zyber Hallullit udhëtim në Vlorë dhe në Korçë: Mirënjohje që kontribuoni në buzëqeshjen tonë!
Dritare.net
Streha Vorfnore "Zyber Hallulli" ka bërë një vizitë në qytetin e bukur të Vlorës dhe atë të Korçës, ku në një postim kanë ndarë edhe mbresat e tyre.
Duke falenderuar "Just travel" dhe Llotarinë Kombëtare që e mundësuan këtë udhëtim dhe sollën buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve, ata nisin tani rrugëtimin drejt studimit.
"Kjo javë që lamë pas, na kujtoi se, tashmë ditëve të gjata dhe argëtuese, iu ka ardhur fundi, për t'u pasuar nga orë të gjata studimi e përgjegjësi të shtuar, në përmbushje të misionit, për të qenë të aftë e të gatshëm për të përballuar, sfidat në jetë! Teksa rendim pas këtyre ditëve, të memorizuar në kujtëse kemi vizitën e kryer në qytetet e bukur të Vlorës dhe Korçës, gjatë të cilës u njohëm me, kulturën, traditën dhe historinë e tyre!
Në këtë udhëtim ata u shoqëruan edhe nga miku më i mirë, libri, dhe jo një libër dosido por nga "Përrallat e Pitilushes", që e bënë këtë eksperiencë edhe më të paharrueshme.
Kjo vizitë, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e agjensisë "Just Travel" Mirënjohje që kontribuoni në buzëqeshjen e vogëlushve tanë!", thuhet në postim./M.K/dritare.net

















