
PD nxjerr emrat: Kush e organizoi dhunën në protestë!
Dritare.net
Partia Demokratike publikoi një video të protestës së Sali Berishës të mbajtur të shtunën, ku akuzon emra konkretë, si organizatorë të trazirave në selinë e partisë.
“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët me njëri-tjetrin, por dështuan”, thuhet në njoftimin e PD.
Në video përmenden disa emra: Gazmir Spahija, drejtor i Syri Tv, ish-drejtor i Tatimeve, Grigels Muçollari, Myftar Lumneshi, Klevis Balliu.
“Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik. Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar”, thuhet në njoftimin e PD./L.F-dritare.net

















