Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pano Ruçi fiton betejën për të birin që humbi në tragjedinë e trenit, qeveria greke i pranon kërkesat

Pano Ruçi fiton betejën për të birin që humbi në

Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruçi ka vendosur të ndalojë protestën e tij, pasi të gjitha kërkesat e tij janë pranuar nga qeveria greke. Ai kërkonte kryerjen e zhvarrosjes së trupit të birit të tij, Denis që humbi jetën në aksidentin e trenit në Tempi, si dhe kryerjen e analizave të specializuara mjekësore. Në deklaratat e tij, z. Ruçi falënderoi të gjithë ata që e mbështetën, si dhe mjekët që kujdeseshin për të. Ai theksoi se lufta e tij do të vazhdojë deri në fund.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për një tubim të mërkurën në Sheshin Sintagma. Avokatja e tij, Zoi Konstantopulu, deklaroi: “Drita mund të triumfojë mbi errësirën. Sot është ditë e fitores së të mirës ndaj së keqes. Një person me gjithë të drejtën me vete mund të mundë mekanizmat më të pamëshirshëm.”

Ruçi kishte kërkuar që procesi i analizave toksikologjike dhe i testeve të tjera të kryhet me plotësisht transparencë, tani që është dhënë miratimi për realizimin e tyre. Ai shtoi se i përjetoi 23 ditët e grevës së urisë me shumë dhimbje dhe lodhje, por me durim. “Mbështetja e njerëzve më bën të qëndroj dhe të shpresoj. Deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e mia, unë do të jem këtu.”, tha Ruçi./K.C/dritare.net