
Orë me diell dhe rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot!
Dritare.net
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit, ndërsa pas orëve të pasdites do të mbizotërojë mot me kthjellime.
Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet kodrinore–malore priten reshje në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Pas orëve të pasdites vonë ndërprerje e reshjeve në pjesën më të madhe të territorit.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë./E.P-dritare.net

















