
Nuk është në Holliwood, por Pallati i Kongreseve. Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”!
E Hënë 9 Tetor 2023, 21:09
Dritare.net
“Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, ka premierën sot në Pallatin e Kongreseve. Shumë qytetarë, personazhe kanë shkuar sonte te pallati i Kongreseve dhe presin me padurim startimin e filmit me protagonistë kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Siç shihet edhe në këto pamje të dërguara nga LSA-ja shumë adhurues të aktorëve janë mbledhur në ambientet e pritjes, teksa shumë të emocionuar po presin të takojnë dhe realizojnë foto me aktorin e tyre të preferuar.
Kjo që shihni në video nuk po ndodh në Hollywood, por te Pallati i Kongreseve, është premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë!”/K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















