
Ngjela: Politika e Albin Kurtit, anti-shqiptare, nuk mund të jetë kundër Amerikës kur ajo i dha Pavarësinë!
Dritare.net
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” nga Ermal Peçi në DritareTV foli për sulmin ku kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit është hedhur në erë.
Ngjela thekson se në këtë veprim të Serbisë kanë ndikuar edhe marrëdhëniet jo të mira mes Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Më tej avokati shprehet se politika e Albin Kurtit është anti-shqiptare, pasi ai nuk mund të jetë kundër Amerikës, kur Amerika i dha pavarësinë Kosovës.
“Është problem sepse ata janë terroristë Serb. I gjithë pushtimi i territorit shqiptarë nga Seria gjithmonë ka qenë terrorizëm. Eliminimet shqiptare, shpërngulja e shqiptarëve çdo gjë. Nga tensionet që Albin Kurti ka pasur me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ishte një aspekt që i dha më shumë vetëbesim Serbisë për të bërë atë sulm në kanalin e ujit. Albin Kurti ka treguar se është politikan me moshë të vogël. Si mund të jetë ai anti-amerikan, kur Amerika i ka dhënë pavarësie atij dhe popullit të tij. Por shyqyr që në qeverisje është edhe Vjosa Osmani dhe e ka krijuar një lloj ekuilibri. Po ta shikojmë më thellë dhe të bëjmë një analizë politike, politika që ka ndjekur Albin Kurti është anti-shqiptare. Po e mendojmë sikur këto veprime i bën nga mendje ngushtësia e tij po nuk ka logjikë si mund të jetë ai kundra Amerikës. Një politikan që nuk kupton këtë ose është budalla ose është i poshtër. “- tha Spartak Ngjela në DritareTv/E.P/dritare.net

















