Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon paketën ndëshkuese për

Në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe në lidhje me aksionin e muajve të fundit për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e objekteve pa leje.


Rama thotë se ky aksion do të vijojë me shembjen e dhe sekuestrimin e objekteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Po ashtu, ai pranon se jo të gjitha hallkat e shteti kanë funksionuar për të monitoruar zona të caktuar për të mos lejuar ndërtime pa leje.


Po ashtu, ai paralajmëroi edhe një patë të re të qeverisë që do të shtojë ndëshimet për personat që ndërtojnë pa leje si dhe për inspektorët që tolerojnë raste të tilla.

“Ka paligjshmëri akoma, sidomos në disa pika si në Vlorë. Ku po godasim humb fortë, ku po shembim me dinamit dhe ku po sekuestrojmë.”

Po pse i latë deri tani?

Shteti nuk mund të parandalojë gjithçka. Shteti ka mangësitë e veta, por e para paratë e korrupsionit nuk thuhen mbrapa, paratë e korrupsionit nuk paguhen se edhe ajo është vepër penale. Pasi ke paguar paratë dhe pasi ta kanë shembur duhet të kesh një moment krenarie që të thuash e ndërtova erdhët ma shembët, por unë paratë ia dhashë këtij. A ke dëgjuar ndonjëherë? Kanë shkelur ligjin dhe kanë investuar në një marrëzi. Nuk po them që zinxhiri i kontrollit nuk ka ceduar, ka ceduar dhe ka ceduar shumë. Për këtë arsye në paketën e re që besoj do e prezantojmë në javën e ardhshme do të fusim dhe përgjegjësin e drejtpërdrejtë dhe të symbylljes. Ti nuk mund të thuash nuk e pash, duhet ë mbash përgjegjësi ligjore që nuk e kemi sot. Këto janë sfida që i kanë kaluar dhe jetojnë dhe sot vende shumë të mëdha.

Pse nuk i prishët para zgjedhjeve?

Sepse e para ndërtimet që janë prishur në këtë periudhë janë ndërtime që janë bërë nga momenti i parë që unë kam shkuar atje deri më pas. Kur kam filluar të flas për Thethin edhe pa shkuar, kur shkoja në Himarë. Që atëherë kanë filluar, marrëzizht. Mosprisha ka ardhur edhe si rezultat i faktit se kur ka ardhur deri këtu te ne në Tiranë, gjërat ishin bërë fakt. Ata që kishin përgjegjësi për këtë janë shkarkuar të gjithë nga puna.

A ka lidhje kjo me faktin që Thethi votoi për PD?

Nuk e di fare për ka votuar Thethi sot që më pyet. Nuk e di, nuk kam pyetur dhe nuk më interson për kë ka votuar as Thethi dhe askush tjetër kur vjen puna te këto veprime./opinion.al