
Ministrja Kushi: Hapet thirrja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës!
Dritare.net
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi nëpërmjet një video-mesazhi përcolli lajmin e hapjes së thirrjes së gjashtë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Ministrja bëri të ditur se aplikimet mund të bëhen nëpërmjet faqes www.praktika.arsimi.gov.al dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 31 Korrik. Kjo thirrje vlen për të gjithë të diplomuarit nga mes moshës 21-26 vjeç.
"Hapet THIRRJA VI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Nëse je një i/e diplomuar mes moshës 21-26 vjeç dhe je në kërkim të një përvojë pune pranë një institucioni qendror, njësie bashkiake, institucioni të pavarur apo shoqërie tregtare në vendin ku jeton, kjo thirrje është një mundësi shumë e mirë për ty.
Aplikimet janë të hapura deri më 31 Korrik nëpërmjet www.praktika.arsimi.gov.al",- shkruhet në njoftimin e ministres së arsimit./M.T/dritare.net

















