Na ndiqni edhe në

Bota

Trump gati për të sulmuar Iranin!

Trump gati për të sulmuar Iranin!

Donald Trump ka dhënë miratimin për planet që SHBA të sulmojë Iranin, por ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar nëse do ta bëjë apo jo. Sipas një raporti të kanalit amerikan CBS, Trump është i gatshëm të ndërhyjë nëse Irani nuk heq dorë nga programi i tij bërthamor.

Një nga objektivat e mundshëm të SHBA është Fordo, një qendër nëntokësore në Iran ku pasurohet uraniumi material që mund të përdoret për armë bërthamore.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka refuzuar të pranojë kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte. Ai tha:

“Nëse Amerika na sulmon, do të përballet me pasoja të rënda. Populli iranian nuk do të dorëzohet.”

Ndërkohë, Izraeli ka nisur sulme të reja ndaj Iranit, duke goditur vende ku besohet se ruhen raketa dhe materiale bërthamore. Si kundërpërgjigje, Irani ka hedhur rreth 400 raketa drejt Izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se:

“Po e godasim Iranin me forcë. Kemi kontroll mbi qiellin e Teheranit dhe po shkatërrojmë objektet bërthamore dhe raketat e tyre.”

SHBA po shton praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar aeroplanmbajtëse, avionë luftarakë dhe trupa të tjera.

Ambasada amerikane në Jeruzalem ka përgatitur një plan evakuimi për qytetarët amerikanë që janë aktualisht në Izrael, por nuk është e qartë nëse SHBA do t’i ndihmojë ata me fluturime për largim.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pritet të takohet me homologun britanik David Lammy për të biseduar rreth situatës me Iranin. Deri tani, SHBA nuk ka kërkuar të përdorë bazat ushtarake britanike për sulme.

Një grup hakerësh sulmoi televizionin shtetëror iranian, duke transmetuar një video që kritikonte qeverinë iraniane dhe i bënte thirrje popullit të ngrihej kundër regjimit.

Televizioni iranian u tha shikuesve të mos i besojnë mesazheve të tilla, sepse “armiku po bllokon sinjalet dhe po përhap propagandë”./E.P-dritare.net /BBC