Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja Kumbaro: Bregu i detit është i të gjithëve

Ministrja Kumbaro: Bregu i detit është i të gjithëve

Gjatë një inspektimi në plazhet publike të Vlorës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, theksoi rëndësinë e respektimit të hapësirës publike në zonat bregdetare, veçanërisht në jug të vendit, ku plazhet janë më të ngushta. Ajo tha se të gjithë subjektet që marrin me kontratë një stacion plazhi, kanë detyrimin të lënë një hapësirë të lirë për qytetarët e lirë pranë vijës bregdetare.

Sipas ministres, në plazhet ranore të gjera, si ato në zonën e Adriatikut, duhet të lihet një distancë prej 7.5 deri në 8 metra nga buza e detit për lëvizjen e lirë të pushuesve dhe për ata që dëshirojnë të vendosin peshqirin pa pagesë. Ndërkohë në jug, ku plazhet janë më të ngushta, si në Jonufër, Radhimë e më tej, kjo distancë është më e vogël – rreth 2.5 deri në 3 metra – por gjithsesi mbetet e paprekshme dhe në funksion të të gjithëve.

“Buza e detit është gjithmonë e drejtë e çdo njeriu për të qëndruar, për t’u larë dhe për të pushuar,” deklaroi Kumbaro, duke shtuar se çdo abuzim me hapësirën publike do të ndëshkohet. Kontrolli dhe lirimi i hapësirave publike është pjesë e aksionit veror të qeverisë për të garantuar akses të barabartë në plazh për të gjithë qytetarët./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)