Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodhi me kalin e djegur në Delvinë!

Çfarë ndodhi me kalin e djegur në Delvinë!

Dje, qyteti i Delvinës u pushtua nga flakët. Zjarri përfshiu zona të gjera, duke shkaktuar panik te banorët dhe duke rrezikuar jetët e njerëzve dhe kafshëve. Në mes të këtij kaosi, një kal u gjend i djegur dhe i lënduar rëndë, duke nxitur menjëherë shqetësim dhe solidaritet nga komuniteti lokal. Sipas dëshmive të para, kafsha kishte kaluar një kohë të gjatë me plagë, para se ta merrte dikush në kujdes.

Fotot dhe videot e kalit të lënduar u shpërndanë me shpejtësi në internet, duke bërë që shumë persona të reagojnë dhe të përpiqen ta ndihmojnë.

Çfarë ndodhi me kalin e djegur në Delvinë!

Personalisht, Elena Kocaqi ka ndjekur ngjarjen nga afër dhe në një postim në Facebook shkruan:
"Personalisht jam interesuar për kalin e djegur gjithë natën. Ka pasur disa njerëz të mirë që mbrëmë e kanë kërkuar. Një klinik e ka gjetur dhe marrë. Kjo është një foto që më kanë nisur. Kalit i duhet bërë qetësues, anti-inflammator dhe i duhen pastru plagët e mjeku. Mbi të gjitha duhet ushqyer dhe dhënë ujë. Lutemi atyre që e kanë marrë ta kujdesin me dashuri dhe na jepni informacion për shëndetin e tij. Po ju desh gjë, na njoftoni. Përqafoni kafshët e traumatizuar dhe i përkëdhelni, se 60% shërohen nga kjo, ju rritet imuniteti dhe ju jepet siguri. Faleminderit atyre që po e kujdesin. Faleminderit një shqiptari të mirë që më nisi foton dhe që ishte gati ta mjekonte vet."

Çfarë ndodhi me kalin e djegur në Delvinë!

Ngjarja ka nxitur një valë solidariteti dhe banorët e Delvinës u bëjnë apel të gjithëve që të kujdesen me dashuri për kafshët e lënduara dhe të japin çdo informacion për shëndetin e tyre./K.C/dritare.net