
Vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar më parë, u takuan në lokal për t’u sqaruar!
E Enjte 14 Gusht 2025, 21:09
Dritare.net
Zbardhen detajet e para nga ngjarja e rëndë në fshatin Pirg të Maliqit pasditen e sotme.
Sipas policisë, autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Përleshja fatale ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg.
Dy adoleshentët janë takuar për t’u sqaruar, por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.
Viktima Erald Xhejo ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë.
Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit./E.P-dritare.net

















