
E rëndë në Maliq/ Dy të miturit përleshen me thika në lokal, 14-vjeçari nderron jetë!
E Enjte 14 Gusht 2025, 19:07
Dritare.net

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Pirg të Maliqit.
Një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri në lokal, informon Policia e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme (14 gusht)
I mituri me inicialet Erald Xhejo, ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa tjetri është duke marrë mjekim, nën mbikëqyrjen e Policisë.
viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në zonën e Pirgut.
Paraprakisht informohet se gjatë sherrit të miturit janë përleshur me thika mes tyre dhe kanë marrë të dy plagë. Rrethanat dhe dinamika mbeten ende të panjohura dhe po hetohen.

















