Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Gonxhja për firmat e ndërtimit: Ndërprisni punën në stuhi!

Ministri Gonxhja për firmat e ndërtimit: Ndërprisni punën

Inspektorati shtetëror i punës dhe MEKI bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme sigurie në të gjitha kantieret e ndërtimit, për shkak të parashikimeve të motit të keq dhe mundësisë së stuhive.

Subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit duhet të ndërmarrin veprime parandaluese, me qëllim garantimin e sigurisë së punëmarrësve dhe qytetarëve, si dhe shmangien e aksidenteve të mundshme.

Masat kryesore që duhet të merren janë:
• Sigurimi i skelave, vinçave, materialeve dhe pajisjeve në kantier.
• Largimi dhe vendosja në vend të sigurt e elementëve të lirë që mund të shkaktojnë rrezik.
• Ndërprerja e punimeve në kushte atmosferike të rrezikshme për punëmarrësit.
• Vendosja e shenjavë paralajmëruese për mbrojtjen e të tretëve.

Autoritetet theksojnë se këto masa janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë publike dhe për të parandaluar pasoja të rënda që mund të shkaktohen nga kushtet e papërshtatshme atmosferike./L.F-dritare.net