
Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit!
Dritare.net
Presidenti, Ilir Meta u ka uruar shqiptarëve Ditën e Flamurit. Meta shkruan se, 108 vjet janë të mjaftueshme për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valëvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.
108 vjet janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.
Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit!
Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”-shkruan Meta nw Facebook./K.C/dritare.net

















