Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Përgjigjen për Rinasin do ta jap në Vlorë, ftoj "tërmetin" të marrë pjesë!

Meta: Përgjigjen për Rinasin do ta jap në Vlorë, ftoj

Presidenti Ilir Meta është shprehur ditën e sotme se qeverisë së Ramës do t’i japë përgjigje nga Vlora lidhur me bllokimin e trafikut ajror nga ana e punonjësve të AlbControl. Përmes një statusi në "Facebook", Meta thotë se e fton dhe "tërmetin" të marrë pjesë për shkak të përvojës me fluturimet, aeroportet dhe jo vetëm.

“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare. Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.”– shkruan Meta./M.M-dritare.net