Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një urim për mësuese Razien! 

Një urim për mësuese Razien! 

Në këtë 7 Mars urojmë në mënyrë të veçantë mësuese Razien dhe të gjithë mësuesit e tjerë me shpresën dhe thirrjen që arsimtaret të vlerësohen për punën jo vetëm me lule dhe urime zemre në këtë ditë feste, por edhe me pensione dinjitoze.

Një urim për mësuese Razien! 

Razie Stafa është mësuesja më e njohur në internet. Nëse deri para pak ditësh, nënës që shiste në një qoshe, nuk ia dinin as emrin, tashmë përmes Dritare TV, çdo kush e njeh historinë e saj.

Një histori që bëri bujë jo vetëm për faktin e moshës, një 72-vjeçare që punon çdo ditë në çdo kohë, por edhe për profesionin e saj të mëparshëm.

Një urim për mësuese Razien! 

Zonja Razie, është një ish-mësuese, por pensioni dhe siç tregon ajo për Dritare TV, pasioni për punën, e bëri të punojë kudo mundet.

Një urim për mësuese Razien! 

Me të vetmin kusht, të jetë punë dinjitoze. Kur e pyetëm nëse kishte një mesazh për ata që e ndjekin dhe që shikojnë një ish-mësuese të shesë fruta, për shkak se pensioni nuk i mjafton, zonja Razie tha këto fjalë:

“Unë kam parim vetëm punën. Njeriu që punon, dheut nuk i rëndon. Po punove je edhe për veten tënde, por edhe për të tjerët”.

Një urim për mësuese Razien! 

Ishte Irma, ish-nxënësja e saj që tregoi për Dritare TV historinë e mësuese Razies.

Më pas gazetarja Rudina Xhunga shkoi pranë mësuese Razies, për të mësuar më tepër nga historia e saj, e cila ngacmoi shumë dhe u shpërnda gjerësisht në rrjet duke marrë mijëra klikime në çdo rrjet social dhe pafundësisht komente.

Një urim për mësuese Razien! Një urim për mësuese Razien! Një urim për mësuese Razien! 

Shumë njerëz shkruan në Dritare TV, për të ndihmuar zonjën. Çdo kush që do të ndihmojë mësuese Razien, mund të telefonojë në numrin e saj: 068 2627567.

Intervistën e plotë, e cila është xhiruar 5 muaj më parë mund ta ndiqni këtu./L.F-dritare.net