Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mesazhi i mjekes shqiptare në Itali: Besoj se jeta do të triumfojë!

Mesazhi i mjekes shqiptare në Itali: Besoj se jeta do të

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në Facebook-un e saj mesazhin e mjekes shqiptare që shkoi në Itali, për të ndihuar në luftën kundër koronavirusit.

Në mesazhin e saj, ajo thotë se beson që jeta do të triumfojë, prandaj pranoi t’i bashkohej ekipit të mjekëve italianë.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” - Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali!”, thuhet në mesazhin e postuar nga Manastirliu./E.B-dritare.net