
Mbyllet gjykimi për dosjen e famshme 339/Gjykata lë në burg komisionarët !
Dritare.net
Gjykimi për dosjen 339 është mbyllur. Në përfundim të hetimeve është caktuar burg për 21 komisionerët e Shijakut . Mbi to rëndon akuza e krimeve zgjedhore për zgjedhjet e 2017. Prokuroria e përfaqësuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg dhe gjykata vendosur t'i shpallë fajtorë për akuzat. Ja emrat!
Shpëtim Marku, dënohet 2,6 vjet ulet ne 1.8 vjet
Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite
Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8
Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.
Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8
Qemal Domi dënohet me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht
Qemal Domi, dënohet me 1.6 vite, i mbetet 1 vit
Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet
Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie iu mbeten 2 vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar.
Përveç dënimit me burg gjykata Durrës ka vendosur të dënoje edhe me heqjen e te drejtës se ushtrimit te funksioneve publike për 5 vjet te gjithë ish-komisionereve. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, komisionerë në disa qendra votimi kanë lejuar persona të votojnë në emër të votuesve të tjerë. Mes të arrestuarve janë komisionerët e tre qendrave të votimit, të cilit përfaqësonin subjektet politike të PD, PS, LSI dhe PR./L.F-dritare.net

















