Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator!

Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator!

Shqipëria po vazhdon të tërheqë një numër gjithnjë e më të lartë vizitorësh të huaj, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga destinacionet më të preferuara turistike në rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave nga Institutit të Statistikave Kombëtare (INSTAT), për muajin shtator 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 1.965.601 shtetas shqiptarë dhe të huaj, një rritje prej 9,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Vetëm shtetasit e huaj që kanë hyrë në vend numërohen 1.259.684, çka tregon një rritje me 9,9% nga viti i kaluar. Ky trend pozitiv pasqyron jo vetëm zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve verorë, por edhe forcimin e ofertës turistike shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën periudhë, 2.127.386 shtetas janë larguar nga territori shqiptar, ndërsa numri i daljeve të turistëve të huaj ka arritur në 1.354.731, me një rritje prej 10,2%. Sipas statistikave, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj vijnë nga rajoni i Evropës, ku Evropa Jugore zë 69% të hyrjeve, e ndjekur nga Evropa Perëndimore (12%) dhe Evropa Qendrore/Lindore (11%). Sa i takon qëllimit të hyrjes në vendin tonë të shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale. Në Shtator 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 9,8 %, krahasuar me Shtator 2024. Ndërkohë që hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 15,3 % për këtë periudhë.

Të dhëna tregojnë se Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, falë rritjes së kapaciteteve akomoduese, përmirësimit të infrastrukturës dhe diversifikimit të ofertës turistike./dritare.net