Na ndiqni edhe në

Bota

Putin: Sanksionet amerikane janë një akt armiqësor! Do përgjigjemi ashpër

Putin: Sanksionet amerikane janë një akt armiqësor! Do

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ashpër ndaj paketës së re të sanksioneve amerikane të shpallura nga presidenti Donald Trump kundër kompanive kryesore të naftës ruse, duke i quajtur ato një akt armiqësor që nuk do të forcojë marrëdhëniet ruso-amerikane.

“Sanksionet e reja të shpallura nga Trump janë një akt armiqësor dhe nuk kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit,” deklaroi Putin, sipas Cnn.

Duke folur përpara gazetarëve, Putin theksoi se masat e SHBA-së nuk do të kenë ndikim të ndjeshëm mbi ekonominë ruse, duke u shprehur se asnjë vend që e respekton veten nuk vepron kurrë nën presion.

Putin reagoi gjithashtu ndaj diskutimeve për një mundësi që raketa amerikane Tomahawk t’i dorëzohen Kievit. Ai paralajmëroi se çdo përdorim i tyre kundër territorit rus do të marrë një përgjigje të ashpër, në mos tronditëse.

Putin konfirmoi gjithashtu se takimi i planifikuar me Donald Trump në Budapest është propozuar nga SHBA-të, por se presidenti amerikan ka vendosur ta anulojë ose ta shtyjë atë.

“Dialogu është gjithmonë më i mirë se çdo sqarim me forcë apo luftë. Për këtë arsye ne kemi mbështetur gjithmonë vijimin e komunikimit, edhe tani,” theksoi ai./dritare.net