Na ndiqni edhe në

Showbiz

Kim Kardashian: Kam aneurizëm në tru!

Kim Kardashian: Kam aneurizëm në tru!

Ylli i njohur amerikan, Kim Kardashian, ka zbuluar se është diagnostikuar me aneurizëm në tru.

Në pamjet e publikuara nga sezoni më i fundit i reality show-t “The Kardashians”, 45-vjeçarja shihet duke iu nënshtruar një skanimi me imazhe. Kim ka lënë të kuptohet se aneurizma e vogël që i është zbuluar mund të jetë shkaktuar nga stresi i tepërt.

Mjekët shpjegojnë se aneurizmat e trurit janë më të zakonshme nga sa mendohet rreth 1 në çdo 50 persona mund të ketë një të tillë pa e ditur. Në shumicën e rasteve, ato nuk japin simptoma.

Një aneurizëm e madhe mund të shkaktojë dhimbje koke të forta, probleme me ekuilibrin dhe të folurin, ndërsa nëse ajo shpërthen, mund të jetë fatale.

Sipas neurologes Dr. Laura Stein, faktorët kryesorë që rrisin rrezikun për aneurizëm janë trashëgimia familjare, tensioni i lartë, pirja e duhanit dhe inflamacionet. Ajo theksoi se rastet më të rënda ndodhin kur aneurizma këputet në tru, duke shkaktuar vdekje në rreth një të tretën e pacientëve.

“Mendoni për trurin si një hapësirë të mbyllur. Kur një enë gjaku këputet dhe rrjedh gjak, presioni rritet dhe mund të shkaktojë dëme serioze,” – shpjegoi Dr. Stein për NBC News.

Mjekët zakonisht monitorojnë aneurizmat me rrezik të ulët, ndërsa për rastet më serioze ekzistojnë trajtime kirurgjikale që mund të parandalojnë këputjen./SKYNEWS