Na ndiqni edhe në

Shqiptar

E kam gjetur vendin për dasmën/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën

E kam gjetur vendin për dasmën/ Erik Fullani drejt martesës me

Erik Fullani, një nga personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Në një intervistë për Mira Kazhanin, ai u shpreh me sinqeritet se tashmë po fokusohet tek stabiliteti në jetën personale.

“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjetur edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin", tha Fullani me humor, duke lënë të kuptohet se planet për martesë janë më serioze se kurrë.

Mesa duket, raporti i tij me Sara Hoxhën është drejt finalizimit me martesë. Ata janë parë disa herë së bashku në dalje publike dhe evente, dhe edhe pse asnjëri nuk e ka konfirmuar hapur lidhjen, fotot dhe vendet që frekuentojnë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Megjithatë, Fullani ka zgjedhur të ruajë misterin për detaje konkrete, duke mos zbuluar as vendin e dasmës, as më shumë rreth identitetit të partneres së tij. Kujtojmë se Sara është nënë e një vajze, fryt i lidhjes së saj me Ledri Vulën. Ndërkohë, ajo nuk ka komentuar lidhur me raportin me Erikun, por duket se ka gjetur lumturinë në këtë kapitull të ri të jetës./dritare.net