Na ndiqni edhe në

Shëndet

Tre perime që pastrojnë dhe detoksifikojnë mëlçinë!

Tre perime që pastrojnë dhe detoksifikojnë

Mëlçia ka aftësinë të funksionojë si një filtër për trupin, i cili pengon shumicën e substancave të rrezikshme të hyjnë në qarkullimin e gjakut. Ajo gjithashtu ka aftësinë të vetëpastrohet, por shpesh për shkak të një stili jetese dhe diete jo të shëndetshme, ne nuk e ndihmojmë mëlçinë të bëjë punën e saj.

Përkundrazi, e lodhim atë. Mëlçia ngarkohet kur hamë sasi të tepërta ose konsumojmë ushqime të përpunuara ose të skuqura, kur pimë sasi të tepërta alkooli ose pije të gazuara dhe të sheqerosura. Po ka disa ushqime, që e ndihmojnë atë të detoksifikohet, nxisin funksionimin e mirë të mëlçisë, por edhe shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Panxhari

Panxhari mbron mëlçinë duke i siguruar trupit antioksidantë, vitaminë A, vitaminë B6 dhe hekur. Pektina që përmban mendohet se ndihmon në eliminimin e toksinave të ruajtura në mëlçi. Me ndihmën e pektinës, trupi "nxjerr" toksinat e rrezikshme dhe i pengon ato të hyjnë në qarkullimin e gjakut. Nuk është rastësi që panxhari, ose panxhari i kuq, përdoret tradicionalisht për të "pastruar" mëlçinë dhe për të parandaluar një sërë sëmundjesh.

Brokoli

Falë përbërjes së tij të pasur me antioksidantë dhe fibrave e klorofilit që përmban, ai ndihmon mëlçinë dhe trupin në tërësi të heqin qafe substancat e dëmshme. Perimet kryqëzore si brokoli, lulelakra dhe lakra rrisin prodhimin e enzimave të mëlçisë që kontribuojnë në funksionimin e duhur të tretjes dhe largimin e toksinave nga trupi.

Spinaqi

Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, marule dhe rukola janë shumë ushqyese. Mendohet se ato nxisin, ndër të tjera, stimulimin e mëlçisë. Falë përmbajtjes së tyre të lartë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve të fuqishëm, ato kontribuojnë në eliminimin e substancave të rrezikshme nga trupi, duke përbërë një mekanizëm të fuqishëm mbrojtës për mëlçinë./dritare.net