Ish deputeti i LSI: Shkova në burg dhe i dërgova Metës vaj ulliri dhe djathë kaçkavall!
Dritare.net

I ftuar në DritareTV, në emisionin Dekalog të Roland Qafokut, ish-deputeti i LSI Lefter Maliqi rrëfeu hapur për raportin e tij me Ilir Metën.
Maliqi komentoi mbi kontaktet e tij të fundit me Metën, duke treguar se, edhe pse vizitat direkte nuk lejohen, ai ka zgjedhur të dërgojë një mesazh simbolik për ish-presidentin: një libër dhe disa produkte tradicionale nga zona e Beratit, si vaj ulliri dhe djath kaçkavall.
“I kam dërguar ndonjë ushqim tradicional brenda mundësive, si djath kaçkavall apo vaj ulliri, të cilat ai i njeh dhe i vlerëson shumë. Është e rëndësishme që njeriu të njihet dhe të ndihet i mbështetur në ditë të vështira,” tha Maliqi,
Ish-deputeti kujtoi gjithashtu aktivitetin e Metës në terren:
Që në fillimet e mia politike, Meta ishte jashtëzakonisht aktiv. Më kontrollonte çdo hap, më merrte në telefon për çdo gjë, vizitonte familje, takonte komunitete. Ai gjithmonë ka qenë pranë njerëzve,”-tha Maliqi./E.P-dritare.net