
A mund ta riparojë shampoja flokët? Katër mite për kujdesin e flokëve
Dritare.net
Të gjithë duam flokë që duken dhe ndihen të shëndetshëm. E vërteta është se flokët e shëndetshëm nuk kanë të bëjnë me shpenzimin e tepërt apo ndjekjen e rutinave të caktuara, por me bërjen e gjërave të thjeshta siç duhet.
Trikologët Eva Proudman nga UK Hair Consultants dhe Tracey Walker nga Hair and Scalp Clinic, rrëzojnë katër mite të zakonshme se si të kujdeseni për flokët.
1. Uji i ftohtë nuk i bën flokët tuaj më të shndritshëm
A ju ka ndodhur ndonjëherë të dridheni gjatë një dushi me akull vetëm për hir të flokëve më të shndritshëm? Për fat të mirë, mund të ndalosh së bëri këtë dhe të shijosh një larje të ngrohtë dhe të rehatshme, siç thotë Proudman, uji i ftohtë nuk i shton shkëlqim shtesë flokëve të tua.
"Nuk ka nevojë të lani flokët me ujë të ftohtë, pasi nuk bën asgjë", thotë ajo. "Ajo që është shumë më e rëndësishme është mënyra se si i mbroni flokët nga kimikatet, nxehtësia dhe mjedisi në të cilin ndodheni."
Ajo shton se nuk duhet t’i lani flokët me ujë shumë të nxehtë, pasi kjo mund t’i dehidratojë flokët dhe të djegë skalpin e kokës në të njëjtën mënyrë që uji i nxehtë djeg lëkurën tonë.
2. Asnjë produkt nuk mund të riparojë flokët e dëmtuar
Nëse je nga ata që shpresojnë të rregullojnë majat e dëmtuara të flokëve pa shkuar te parukierja, do të zhgënjehesh kur të dish se një prerje flokësh është e vetmja zgjidhja. Ajo thotë se këto janë zgjidhje të përkohshme dhe paralajmëron të mos bini pre e shpenzimit të shumë parave për produkte që premtojnë një zgjidhje.
Proudman thotë gjithashtu se pretendimet se prerja e flokëve mund t’i bëjë ato të rriten më shpejt janë të pavërteta.
3. Flokët tuaj nuk do të pastrohen vetë
Mund të kesh takuar dikë që betohet se ia ka dalë t’i lajë rrallë ose aspak flokët. Por Proudman thotë se kjo nuk është absolutisht e mirë për flokët tuaj. "Lëkura e kokës ka 180,000 gjëndra yndyrore dhe mbledh papastërti dhe mbeturina nëse nuk lahet rregullisht." Walker pajtohet dhe e krahason këtë me faktin se nuk mund ta heqësh një shenjë vajore ose të ndyrë nga rrobat vetëm me ujë, nevojitet edhe detergjent.
Moslarja e flokëve rregullisht mund të shkaktojë erë të keqe, si dhe përkeqësim të gjendjes së lëkurës së kokës, siç është zbokthi, thotë ajo, sepse "lënia e flokëve të bëhen më me yndyrë mund të lejojë që të grumbullohen maja dhe baktere, duke e përkeqësuar kruarjen e lëkurës së kokës".
Proudman rekomandon larjen e flokëve çdo dy ditë nëse flokët tuaj janë shumë me yndyrë ose nëse përdorni shumë produkte për to. Laura Waters, Profesoreshe e Analizave Farmaceutike në Universitetin e Huddersfield, thotë se ndërsa ata me flokë shumë të yndyrshëm mund të përfitojnë nga një pastrim më i fortë, njerëzit me flokë më të thatë mund të marrin në konsideratë një shampo pa sulfate, e cila është më e shtrenjtë, por nuk do ta heqë yndyrën prej tyre.
4. Shampoja e thatë nuk zëvendëson larjen e flokëve
Gjetja e kohës për një larje të plotë, tharje me tharëse flokësh dhe stilim nuk është gjithmonë realiste, kështu që midis punës, stërvitjes dhe planeve, shumë prej nesh përdorin shampo të thatë si një zgjidhje të shpejtë për të rigjallëruar rrënjët me yndyrë dhe për të freskuar flokët pa u futur në dush.
Proudman thotë se shampoja e thatë është "absolutisht në rregull", por duhet të përdoret vetëm një herë midis larjeve të flokëve. Problemi lind kur e përdorni për disa ditë rresht pa e shpëlarë.
"Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do të keni kruarje dhe luspa të lëkurës së kokës", shprehet ajo.
Në fund të fundit, këshilla e saj është të përqendroheni në kujdesin për skalpin e kokës në të njëjtën mënyrë siç kujdeseni për fytyrën tuaj./dritare.net

















