Na ndiqni edhe në

Bota

Dalin pamjet e vjedhjes në Luvër, hajdutët arratisen me vinç pas grabitjes së bizhuterive!

Dalin pamjet e vjedhjes në Luvër, hajdutët arratisen me

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentet e të arratisjes së dy grabitësve që vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro nga muzeu i Luvrit në Paris.

Në pamjet, shihen dy persona teksa zbritin me vinç nga ndërtesa e muzeut, vetëm pak minuta pasi ishin futur nga një dritare për të arritur në Galerinë e Apolonit, ku ndodheshin ekspozuar thesaret. Menjëherë më pas, ata largohen me një motor, duke u zhdukur nga vendngjarja.

Sipas raportimit, njëri nga autorët mban një jelek fosforeshent, ndërsa tjetri një helmetë motoçiklete, dhe të dy janë veshur me rroba të zeza. Ajo që bie në sy është qetësia e tyre gjatë operacionit.

Në prapavijë dëgjohet një zë që thotë: “Janë me motor… po ikin… dreq, erdhi policia!”.

Pak sekonda më vonë, grabitësit përpiqen t’i vënë flakën vinçit, por nuk ia dalin. Videoja përfundon teksa ata largohen me shpejtësi në motorin e tyre./dritare.net