
Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia zbardh dinamikën
Dritare.net
Një ditë pas ngjarjes tragjike në Manëz, ku u vranë me armë zjarri Flori Paluçi (33 vjeç) dhe Aranit Kurti (23 vjeç), policia ka vënë në pranga katër persona:
Ergi Kadiu (25 vjeç)
Erald Cani (21 vjeç)
Taulant Beqja (37 vjeç)
Emirjan Beqja (34 vjeç)
Të katërt akuzohen për moskallëzim krimi.
Në kërkim janë shpallur:
Daniel Pepa (21 vjeç) – autor i dyshuar i vrasjes së Flori Paluçit, akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
G.A (30 vjeç) – akuzohet për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.
Ngjarja nisi pas një debati banal në lokal, kur Daniel Pepa kërkoi një kafe, por kamarieri Alteo Pepa i tha se ekspresi ishte fikur. Pas përplasjes verbale, Danieli u largua, por u kthye pak më vonë me Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.
Kur ata tentuan të hynin sërish në lokal, Flori Paluçi doli jashtë dhe qëlloi në tokë me armë. Në atë moment, Daniel Pepa e qëlloi Paluçin, duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e goditi me grushta. Paluçi qëlloi përsëri, duke vrarë Aranit Kurtin, ndërsa vetë mbeti i vrarë nga plumbat e Pepës.
Ngjarja përfundoi me dy të vrarë dhe disa persona të arrestuar e në kërkim për moskallëzim krimi dhe përfshirje në vrasje./L.F-dritare.net

















