Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lashë Los Anxhelosin, mbylla biznesin dhe nisa jetën në Shqipëri!

Lashë Los Anxhelosin, mbylla biznesin dhe nisa jetën në
Cheryl Orlov në Sarandë. Foto nga Cheryl Orlov

Ky është rrëfimi i Cheryl Orlov në Business Insider, 55-vjeçares nga Los Angeles, e cila u zhvendos në Shqipëri në vitin 2023. Rrëfimi është përpunuar për shkurtësi dhe qartësi.

Kam jetuar 23 vjet në zonën e Los Angeles-it, shtëpia ime ishte vetëm dy milje larg nga plazhi i Redondo Beach. Kam pasur një kompani mobiljesh për 32 vjet, e ngritur nga zeroja, dhe kam punuar shumë për të krijuar një jetë të rehatshme për veten.

Në Los Angeles kam pasur një jetë të plotë. Kam krijuar një komunitet të mirë shoqëror dhe kam qenë shumë aktive, veçanërisht në sportet e qëndrueshmërisë. Më pëlqen shumë të udhëtoj dhe të njoh kultura të ndryshme dhe gjithmonë kam thënë se ky qytet është ideal nëse nuk mund të udhëtosh nëpër botë.

Megjithatë, pavarësisht lumturisë në Los Angeles, një dëshirë e fortë për të eksploruar më shumë më ndiqte gjithmonë.

Lashë Los Anxhelosin, mbylla biznesin dhe nisa jetën në
Orlov dhe qeni i saj gjatë një shëtitjeje në Kaliforni. Foto nga Cheryl Orlov


Në vitin 2016, gjatë një udhëtimi bamirësie në Afrikë, ku vizitova Ugandën, Marokun dhe Afrikën e Jugut, diçka ndryshoi brenda meje: u bë e qartë që isha gati të zhvendosem jashtë SHBA-së, thjesht duhej të gjeja mënyrën.

Por për disa vite më penguan disa gjëra: kisha disa prona dhe një biznes të plotë. Me kalimin e kohës, rreth shtatë vjet fillova t’i shes pronat, zvogëlova shtëpinë dhe hapa procesin për të mbyllur biznesin, gjithçka për ëndrrën që kisha për të ikur nga Amerika, përcjell dritare.net


Në prill të vitit 2022 dëgjova një podcast për emigrantë, ku një blogere e intervistuar përmendi Shqipërinë. Unë kisha qenë në të shtatë kontinentet dhe në pothuajse 50 vende, por Shqipëria nuk ishte aspak në radarin tim.

Nisa të bëj kërkime intensive, shikoja video në YouTube dhe intervistoja udhëtare solo femra për përvojat e tyre në Shqipëri. Në shtator 2022, së bashku me një mik u nisëm për një vizitë zbulimi në vend.

Gjatë udhëtimit, kontraktova një shofer që na çoi nga qyteti në qytet. Mbas disa ndalesash, arritëm në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Fillimisht nuk doja të qëndroja aty, bazuar në atë që kisha lexuar online, por kur mbërrita fizikisht aty, e dija menjëherë që kjo ishte shtëpia ime.

Lashë Los Anxhelosin, mbylla biznesin dhe nisa jetën në
Riviera Jugore e Shqipërisë. Foto nga Cheryl Orlov


Kultura dhe historia e Shqipërisë janë të pasura dhe mahnitëse.
Në të kaluarën, vendi ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe u çlirua nga komunizmi në vitet 1990, duke mbetur ende në proces zhvillimi. Shqipëria ngjan shumë me Kaliforninë nga aspekti gjeografik: është një vend i vogël me Alpet Shqiptare dhe bregdet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon.

Më pëlqejnë shumë njerëzit këtu; mikpritja e tyre është e jashtëzakonshme. Të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, si pjesë e familjes. Pas vizitës së parë, u ktheva në SHBA dhe fillova përgatitjet për zhvendosjen. Shita pothuajse gjithçka që kisha dhe vazhdova të mbyll biznesin.

Amerikanët nuk kanë nevojë për vizë për të qëndruar deri në një vit në Shqipëri. Pas 90 ditësh largim nga vendi, periudha njëvjeçare riniset kur kthehesh.

Lashë Los Anxhelosin, mbylla biznesin dhe nisa jetën në
Tirana, sheshi i qytetit. Fani Kurti/Getty Images


Gjeta një apartament në Tiranë, përmes një grupi në Facebook. Një amerikan kishte lartësuar pronarin, i cili kishte jetuar në SHBA për gjashtë vjet.

Isha duke zhvendosur gjithë jetën time në një vend të panjohur, ndaj ishte shumë e rëndësishme të isha në një zonë të sigurt, në një pallat ku flisnin anglisht dhe të më pëlqente pronari.

Në shtator 2023, u zhvendosa në Tiranë. Jetoj në një lagje të qetë, ku banojnë kryesisht shqiptarë, pasi emigrantët dhe ekspatët preferojnë zonat më pranë qendrës.

Banesa ime është pjesë e një vile me pesë apartamente. Unë jetoj në katin e parë dhe kam një apartament me dy dhoma dhe një banjo. Kam marrëdhënie të mirë me pronarin, gjë që nuk është e zakonshme këtu. Qiraja ime është vetëm 400 euro në muaj (rreth 466 dollarë).

Shpenzimet e tjera janë gjithashtu shumë të përballueshme. Ushqimet në treg më kushtojnë rreth 20-30 euro në javë dhe darka jashtë zakonisht 15-20 euro. Bileta e autobusit kushton rreth 0.50 dollarë, ndërsa taksitë rreth 5 euro.


Nuk jam ndier kurrë më vetvetja.
Mësimi i gjuhës shqipe është sfidues, por më i vështirë është fakti që shumë ekspatë që vijnë, qëndrojnë vetëm një apo dy vite dhe largohen. Për mua është e vështirë të përballoj këtë lëvizje të vazhdueshme dhe ndarjet.

Nuk e di nëse Shqipëria do të jetë shtëpia ime përjetë, por jam shumë e lumtur këtu. Nuk e kuptoja sa stresuar isha në SHBA derisa erdha në Tiranë.

Tani udhëtoj më shumë. Nga Shqipëria, mund të fluturoj lehtësisht në Evropë, Afrikë apo Azi, aktualisht jam në Malajzi. Po shijoj kultura të ndryshme dhe ndoshta kjo nuk është për të gjithë, por unë ndihem më e plotë.

Lashë Los Anxhelosin, mbylla biznesin dhe nisa jetën në
Cheryl Orlov, pranë Kalasë së Krujës në Krujë, Shqipëri. Foto nga Cheryl Orlov


Në fillim të këtij viti, mbylla plotësisht biznesin. Nuk shqetësohem për papunësinë jashtë vendit, pasi kam kursyer dhe investuar për pensionin që në të 30-at. Nuk dua të dal në pension, por jam në një pozitë financiare që mund ta bëj nëse dua.

Herë pas here vizitoj miqtë dhe familjen në SHBA, marrëdhëniet janë shumë të rëndësishme për mua, por nuk mendoj se do të rikthehem aty.


Doja të largohesha më herët nga SHBA-ja, por besoj që çdo gjë ndodh për një arsye. Nuk do të bëja asgjë ndryshe dhe mendoj se kurrë nuk është vonë të fillosh të udhëtosh apo të zhvendosesh në një vend të ri./K.C/dritare.net