Kush e helmoi Ismail Qemalin? Flet historiani!
Dritare.net
Themeluesi dhe kryeministri i parë i shteti shqiptar Ismail Qemali vdiq më 26 janar 1919 në Peruggia të Italisë në rrethana të dyshimta. Janë të shumtë studiuesit që vitet e fundit kanë nxjerr konkluzione se ai është helmuar dhe nuk ka vdekur nga një sëmundje. Por kush e helmoi Ismil Qemalin? A ishin shqiptarë apo italianë ata që e helmuan?
Marenglen Kasmi historian i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV foli për vdekjen e Ismail Qemalit. Ai u shpreh se vdekja e tij erdhi si pasojë helmimi në hotelin ku po qëndronte.
Marenglen Kasmi: Ismail Qemali ishte sa miku edhe armiku i shumë shteteve të kohës. Kam bindje që është helmuar për tre arsye, konteksi kohor, vdekja e shpejtë dhe lajmet që vijnë zakonisht nga burimi i parë menjëherë pas ngjarjes që zakonisht janë të sakta. Flitet që helmi është hedhur në kafe në hotelin ku po qëndronte “Brufani Palace” në Perugia të Italisë.
Roland Qafoku: Prenk Bibë Doda ka një thënie në lapidar. I tha Vidit: -"A do ti që Shqipëria të bjerë në qetësi?" Dhe ai u përgjigj:"Po." -"Atëherë duhet të vritet Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani dhe ndonjë i parëndësishëm si puna ime." Prenk Bibë Doda ishte zëvendëskryeministër në atë kohë. Të tre u vranë a ka ndonjë koiçidencë këtu?
Marenglen Kasmi: Janë personazhe historike që e kryen detyrën e tyre dhe në këtë kohë Shqipëria merr një tjetër orientim, është si puna e misionit të caktuar për çdo personazh historik të kohës, por ndryshimi është se jemi ende në kohën ku gjërat zgjidhen me të vrarë, pra me të eleminuar fizikisht. Esat Pashë Toptani u vra ditën e lindjes. Pra vrasja e tij ishte një ngjarje historike e cila u festua në Shqipëri.”, u shpreh historiani Kasmi për Dritare Tv\K.K dritare.net