
Ndërsa sezoni turistik veror po afrohet, vendet e Bashkimit Europian duan të heqin kufizimet e brendshme dhe të hapin kufijtë për turistët.
Italia i ka hapur kufijtë në fillim të kësaj jave dhe shumica e bllokut janë të vendosur të bëjnë të njëjtën gjë, brenda këtij muaji.
Për shumicën e vendeve, si Franca, Belgjika, Gjermania, Austria, Holanda dhe Republika Çeke, kufijë do të hapen në mes të qershorit.
Spanja pritet të lejojë turistët e huaj nga korriku, informon dritare.net.
Ndërsa disa vende do ta lejojnë udhëtimin nga e gjithë BE, shtete të tjera do të lejojnë vetëm vizitorë që vijnë nga vende me rrezikshmëri të ulët. Disa do të kërkojnë teste virusi nga qytetarët e
rajoneve me rrezikshmëri të lartë.
Edhe pse Mbretëria e Bashkuar është larguar nga BE, qytetarët e saj ende kanë të drejtën e lirisë së lëvizjes nëpër bllok, deri në fund të vitit 2020.
Sidoqoftë, shumica e udhëtarëve për në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të përballen me karantinë nga 8 qershori./E.B-dritare.net

















