Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujdes gazetarët. Si i ruheshin medias, mjekët e Onkologjikut!

Kujdes gazetarët. Si i ruheshin medias, mjekët e Onkologjikut!

Kur pacientët e diagnostikuar me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, për të marrë shërbimin shëndetësor publik, orientoheshin që shërbimet t'i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që e kishte në zonën e Astirit në Tiranë. Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e zhvatjes dhe mashtrimit me pacientët të sëmurë me tumor.

Në përgjimet e mjekëve vërehen mesazhe ku bashkëpunëtorët porositen të kenë kujdes nga gazetarët.

“Kemi gazetarë vërdallë dhe me shumë mundësi po xhirojnë. Kini mendjen!”- informon mjekja Alketa Ymeri, Emiljano Lelën, koordinatori në Spitalin e Onkologjikut.

Telefonat e mjekëve dhe koordinatorëve të shërbimit kanë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë ishin biseda për pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostatike me vlera të konsiderueshme që nxirreshin jashtë spitalit Onkologjik apo bliheshin me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci, si dhe tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu aparatura e vetme 'Kobalto Terapinë' e cila shërben për radioterapitë u la jashtë kushteve teknike me qëllim që pacientët të mos e merrnin shërbimin tek Onkologjiku por në klinika të tjera private, duke u kthyer në burim rreziku jo vetëm për mjekët që punonin por dhe pacientët./L.F-dritare.net