
Kryeministri Zaev: Ne dhe populli shqiptar kemi përpara rrugën e njëjtë drejt BE!
Dritare.net
Në një konferencë për median, pas Forumit Ekonomik, në Shkup kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne por edhe një mos sukses i politikës së Bashkimit Evropian, pas bllokimit të Bullgarisë.
“Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptar kemi përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja.
Popujt tanë dhe qeveritë tona të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane. Ne kemi nisur me shpejtësi mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta. Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do t'i afrojmë popujt tanë” deklaroi Zaev në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama./M.T/dritare.net

















