Koronavirusi i merr jetën aktorit meksikan!
E Hënë 13 Korrik 2020, 10:10
Dritare.net
Aktori meksikan, Raymundo Capetillo ndërroi jetë mëngjesin e këtij 13 korriku, për shkak të koronavirusit. Aktori raportohet se ishte shtruar në spital më 5 korrik, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Capetillo ishte 76 vjeç me një karrierë të gjatë në filmat meksikanë. Kujtojmë se Meksika, është e goditur fort nga virusi. Së fundmi, përveç rasteve të reja në rritje, numri i viktimave është mbi 35 mijë, më shumë se sa Italia./L.F-dritare.net